Sport24 Qershor 2024, 13:00

Supersfida kundër Spanjës, flet Sylvinho: Ka ndryshime në formacion, mund të ndodhë gjithçka sonte

Shkruar nga Pamfleti
Supersfida kundër Spanjës, flet Sylvinho: Ka ndryshime në
Sylvinho

Një kundërshtar si Spanja, edhe pse thuhet që mund të luajë me disa rezerva, sërish është një ekip i frikshëm.

Për këtë arsye, trajneri i Kombëtares Sylvinho mund të bëjë ndryshime në formacion, por kjo do të vendoset pak orë para ndeshjes që do të luhet në Dusseldorf, në orën 21:00.

“Mund të bëj ndonjë ndryshim në formacion, por duhet të diskutoj më stafin pas seancës së fundit gjatë paradites”.

Trajneri është me këmbë në tokë dhe duket se çdo gjë do t’ia lërë fushës, pasi t’i ketë bërë mirë detyrat e shtëpisë në përgatitje të kësaj sfide.

“Jemi këtu me krenari që të bërë një ndeshje të rëndësishme me Spanjën. Është një skuadër e vështirë dhe shumë e fortë, por mund të ndodhë gjithçka”, tha ai për gazetarin Alban Xhihani.

sylvinho spanja shqipëria