Sport 8 Prill 2023, 11:28

Talljet e argjentinasve ndaj Mbappes në Katar, Presidenti i UEFA-s kritikon Messin: Duhej të tregohej kapiten dhe të fliste me Martinez

Shkruar nga Pamfleti

Talljet e argjentinasve ndaj Mbappes në Katar, Presidenti i UEFA-s kritikon

Argjentina fitoi në një finale magjepsëse në Katar në dhjetor 2022, me portierin e Aston Villas që fitoi çmimin Doreza e Artë për paraqitjet e tij gjatë turneut. Përveç se do të mbahet mend gjatë si një nga më spektakolaret në historinë e Kampionateve Botërorë, do të mbahet mend edhe për festën tallëse të portierit argjentinas, Emiliano Martinez kundrejt Kylian Mbappe.

30-vjeçari shkaktoi disa polemika për veprimet e tij duke tallur Mbappen gjatë penalltive vendimtare kundër Francës, dhe mënyrën e turpshme në të cilën ai festoi me trofeun e Dorezës së Artë.

Së fundmi, në lidhje episodet që ndodhën në Katar pas finales, por edhe më tej në festën e Argjentinës në vendlindje, foli presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin i cili u shpreh se Lionel Messi duhej të tregohej një kapiten dhe të fliste me Martinez për të ndaluar gjestet ndaj Mbappe. Presidenti i UEFA-s e quajti gjithashtu vendimin e Martinezit për të vendosur trofeun e Dorezës së Artë para organit të tij gjenital, pak momente pas pranimit të çmimit si ‘një gjë të neveritshëm’.

“Messi duhej të fliste me Martinez, t’i thoshte që të ndalonte gjestet dhe të tregonte respekt ndaj Mbappe. Në fund, Messi luan gjatë gjithë vitit me Kylian Mbappen. Nuk mund t’i kuptoj si mund të tallen me Mbappe, nuk ishte diçka e bukur nga ana sportive. Ishte gjest primitiv dhe që nuk më pëlqeu fare. Janë gjeste që nuk bëhen, duhet të tregosh se nuk je më primitiv sepse pastaj lë të kuptosh se nuk je një person pozitiv”, u shpreh Ceferin.

katar messi mbappe uefa