
Napoli ka lënë pas dështimin e javës së kaluar në kampionat ku u mund me shifrat 4-0 nga Milani. Skuadra e Spaletit ka siguruar një fitore të vështirë 1-2në transfertë përballë Leçes, ku në momentin vendimtar të sfidës e ndihmoi edhe fati.
Napolitanët sulmuan dhe gjetën shpejt golin e avantazhit me anë të Di Lorencos. Vendasit barazuan shifrat në fillimin e pjesës së dytë dhe kërkoi me ngulm avantazhin, por u godit në momentin më të mirë kur një ndalim i gabuar i Galo dhe gabimi i portierit Falkone, bënë që topi të ndalej në rrjetë.
Djemtë e Spaletit dalin me 3 pikë, por forma e ndeshjeve të fundit shqetëson skuadrën, teksa në kampionat kanë humbur nga Milani dhe Lacio. Tani i pret në Champions League pikërisht Milani.
Lini një Përgjigje