Sport 7 Prill 2023, 20:25

“Kam standarte të larta për veten”, Mehmeti dhe emocionet e golit të parë: Tifozët këndonin emrin tim, nuk mund ta përshkruaj ndjesinë

Shkruar nga Pamfleti

“Kam standarte të larta për veten”, Mehmeti dhe emocionet

Anis Mehmeti tundi sot rrjetën për herë të parë me skuadrën e Bristol Sitit në Championship, kategorinë e dytë angleze. Mesfushori, i cili bëri debutimin me Shqipërinë vetëm dy javë më parë, u transferua te ky klub në merkaton e dimrit dhe kërkon që të bëhet menjëherë titullar.

Ai u aktivizua në minutën e 80 të ndeshjes ndaj Stok Sitit dhe në minutën e 85 shënoi golin e fitores 2-1 për ekipin e tij, i cili qendron i qetë në mesin e tabelës së klasifikimit.

“Ka qenë një pritje e gjatë dhe ka qenë ndeshja e duhur për ta bërë këtë gol. I kam vënë vetes standarte të larta dhe ky gol tani më shtyn të vazhdoj kështu”, u shpeh Mehmeti pas ndeshjes.

Unë po bëj maksimumin që të kem shansin tim, ta tregoj në fushë që duhet të luaj. Ia dolëm të çanim kundërshtarët me një kundërsulm të shpejtë dhe mora një pasim fantastik.

Si ishte festa e golit? Nuk mund ta përshkruaj, ishte një ndjesi e shkëlqyer. Fansat ishsin të shkëlqyer, kënduan gjatë gjithë ndeshjes në kor emrin tim dhe e prisja me padurim që të hyja në fushë dhe të ndryshoja fatin e ndeshjes”, tha Mehmeti pas duelit.

anis mehmeti mesfushori shqiptar bristol siti