
Taulant Xhaka i cili aktivizohet me ekipin e Bazelit në Superligën e Zvicrës është shfaqur protagonist në ndeshjen e mbrëmshme që ekipi i tij luajti në shtëpi përballë Luzernës.
Ndeshja përfundoi 1-1, teksa Xhaka ishte protagonist në golin e shënuar për të tijtë. Mesfushori shqiptar, i cili tek Bazeli mban dhe shiritin e kapitenit arriti të asistonte për Jovanoviç në minutën e 60 të sfidës, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin ekipi të tij.
Ndërkohë që golin e barazimit për miqtë e Luzernit, e realizoi Ardon Jashari, në minutën e 81, me asist të Kemal Ademit.
Një paraqitje mjaft e mirë për ish-mesfushorin e Kombëtares shqiptare, paraqitje e cila u vlerësua me notën 7.3 në fund të sfidës.
Vlen të theksohet fakti se Xhaka u aktivizua titullar te Bazeli, ndërkohë që në radhët e Luzernit, u aktivizuan Simani, Beka dhe Jashari titullarë, ndërkohë që Ademi hyri si zëvendësues në minutën e 68. Plot 5 lojtarë me origjinë shqiptare në këtë duel special.
Kujtojmë që Bazeli nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon të ri, pasi pas 7 javëve të luajtura, renditen në vendin e 9 të klasifikimit me vetëm 5 pikë.