Sport17 Maj 2024, 22:59

“Të kënaqur që kaluam në finale”, Orges Shehi për fitoren ndaj Skënderbeut: Fanella që mbajmë mbi supe peshon shumë

Shkruar nga Pamfleti

“Të kënaqur që kaluam në finale”, Orges Shehi

Pasi u kualifikuan në finalen e "Final 4", kjo pas fitores 1-0 ndaj Skënderbeut, trajneri i Partizanit Orges Shehi tha se të kuqtë e merituan dhe fanella peshon shumë në ndeshje të tilla.

Numri një i stolit të kuq tha se me Skënderbeun u përgatitën si në një derbi.

"Na pret edhe një ndeshje. Më gëzon fakti që skuadrës iu bashkua në momentin e fundit Cara dhe Taipi. Pra, jemi të plotë. Jemi të kënaqur që kaluam në finale. Kush është ai që nuk do që ta fitojë finalen?! Jemi të kënaqur me vazhdimësinë, kemi siguruar fitoren e 6 radhazi.

Në 6 ndeshje kemi shënuar 10 gola dhe kemi marrë 1. Kemi besim. Këtë javë jemi përgatitur me qetësi. E kemi përgatitur ashtu siç përgatisim derbit. Na ndihmon të qenurit favorit dhe si favorit u sollëm sot. Edhe fanella që mbajmë mbi supe na ndihmon të jemi më kërkues", tha Shehi.