Sport17 Maj 2024, 19:52

Shkarkohet Masimiliano Alegri, Juventus “shpërthen” ndaj trajnerit

Shkruar nga Pamfleti

Shkarkohet Masimiliano Alegri, Juventus “shpërthen” ndaj

Juventusi ka shkarkuar Masimiliano Alegrin dy ditë pasi bardhezinjtë fituan Kupën e Italisë dhe festuan gjithashtu pjesëmarrjen në Champions pas një sezoni shumë të kompolikuar.

Por klubi torinez nuk është mjaftuar me kaq.

Në komunikatën e largimit thekson se trajneri ka bërë sjellje të pahijshme në fundin e finales kundër Atalantës.

Pritet që skuadra në këtë fund të sezonit të drejtohet nga zëvendësi i Allegrit, Landucci ndërsa për sezonin e ardhshëm drejtuesit po punojnë që të firmosin me Thiago Mottan.