TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Korrik 2025, 17:26

“Të pëlqen Kristjan Asllani?”/ Batuta epike e Piolit në konferencën e parë si trajner i Fiorentinës

Shkruar nga Pamfleti

“Të pëlqen Kristjan Asllani?”/ Batuta epike e Piolit

Klubi i Fiorentinës përflitet prej kohësh se po interesohet për të blerë nga Interi mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllanin. Futbollisti do më shumë minuta në dispozicion dhe me afrimin e Stefano Piolit në pankinën e vjollcëve, ky do të ishte një destinacion i preferuar për të.

Vetë trajneri është prezantuar sot para mediave dhe ka zhvilluar konferencën e parë, në të cilën nuk mund të mungonte ngacmimi për zërat rreth Asllanit. “A ju pëlqen Asllani?”, e pyeti një nga gazetarët e “Sky” trajnerin e ri të Fiorentinës.

Siner shumë… i bëj komplimente dhe e ftoj të vijë të na takojë në “Viola Park””, tha duke qeshur trajneri i Fiorentinës, për të shmangur kësisoj një përgjigje direkte rreth kësaj teme.

stefano pioli trajneri i fiorentinës kristjan asllani

Lini një Përgjigje