Sport27 Shkurt 2023, 21:50

Telashe për mbrojtësin e PSG-ës, Hakimi nën hetim për sulm të dyshuar seksual

Shkruar nga Pamfleti

Telashe për mbrojtësin e PSG-ës, Hakimi nën hetim për

Problemet për klubin francez të Paris Saint-Germain duket se nuk kanë të mbaruar. Sapo përfundoi stuhia e Neymar dhe marrëdhënia e tij me Mbappen dhe klubin në përgjithësi, lindi një problem i ri, më serioz, pasi siç zbuloi Le Parisien në edicionin e tij online, Ashraf Hakimi është në shënjestër të autoriteteve pas një denoncimi për përdhunim.

Konkretisht, mbrëmjen e së dielës, një e re ka shkuar në komisariatin e Nogent-sur-Marne ku u ka thënë oficerëve se ishte përdhunuar nga Hakimi.

Për shkak të seriozitetit të ngjarjeve dhe reputacionit të autorit të dyshuar, oficerët e policisë në detyrë të dielën thirrën menjëherë eprorët e tyre, selinë e policisë dhe prokurorinë e Créteil (Val-de-Marne) me vajzën (23 vjeç), për të theksuar se nuk ka dashur të bëjë padi, por “të bëjë deklaratë përdhunimi”. Të dy thuhet se u takuan përmes Instagramit më 16 janar dhe të shtunën e kaluar e reja vizitoi Hakimin në shtëpinë e tij (në të vërtetë ajo mbërriti me një taksi Uber të rezervuar nga lojtari i Parisit).

Por aty, siç pretendoi ajo, gjërat dolën jashtë kontrollit, me Hakimi që e puthi në buzë, i ngriti rrobat dhe i puthi gjoksin para se të kryente marrëdhënie me të pavarësisht kundërshtimit të saj. Sipas denoncueses, ajo më në fund ka arritur të çlirohet nga Hakimi duke e shtyrë me këmbë dhe menjëherë i ka dërguar mesazh një shoqeje, e cila ka ardhur për ta marrë.

Hakimi këtë fundjavë ishte jashtë skuadrës së Parisit për shkak të lëndimit, por në të njëjtën kohë duket se ka qenë edhe pa familjen e tij pasi gruaja dhe fëmijët e tij janë me pushime në Dubai. Pavarësisht synimit të vajzës për të mos bërë padi, prokuroria ka marrë përsipër çështjen dhe nesër pritet të thirret për të dëshmuar vetë futbollisti.

hakimi psg