
Fitorja e trofeut të Kupës së Botës për një trajner është padyshim, një nga arritjet më të mëdha në karrierë, sidomos kur ajo Kombëtare ka 36 vitesh që e ndjekje atë trofe.
Një gjë e tillë ndodhi dhe me teknikun Lionel Scaloni, i cili “udhëhoqi” Kombëtaren argjentinase drejt fitores së Kupës së Botës, në Katar, dhjetorin e vitit të shkuar. Për këtë arsye “albiceleste”-t vendosën rinovimin me teknikun 44-vjecari.
Ditën e sotme, me anë të një postimi në rrjetin sociale “Twitter”, Federata Argjentinase e Futbollit konfirmoi se tekniku Scaloni do të jetë në krye të pankinës së Argjentinës deri në vitin 2026, vit që përkon dhe me edicionin e radhës së Kupës së Botës, i cili do të zhvillohet në 3 shtete, Kanada, Meksikë dhe SHBA.
CONFIRMADO: Hay @lioscaloni para rato ????
— ???????? Selección Argentina ⭐⭐⭐ (@Argentina) February 27, 2023
¡Seguimos! ????????????#ScalonetaModoOn #TodosJuntos pic.twitter.com/4YM6R7ZGW8
Lini një Përgjigje