TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Mars 2026, 22:49

Telashe për Sylvinhon, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin

Shkruar nga Pamfleti

Telashe për Sylvinhon, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin

Lajme jo të mira vijnë nga Italia për futbollistin e Kombëtares shqiptare, Medon Berisha. Mesfushori ka pësuar një dëmtim muskular në këmbën e djathtë, duke mbyllur para kohe sezonin me skuadrën e Lecce-s.

Klubi italian e konfirmoi lajmin përmes një komunikate zyrtare, ku bëri të ditur se dëmtimi ndodhi gjatë një seance stërvitore individuale të shtunën. Sipas njoftimit, Berisha ka pësuar një dëmtim në muskulin femoral të djathtë, ndërsa ekzaminimet e kryera këtë të hënë zbuluan edhe përfshirje të tendinës.

“Bëhet fjalë për një dëmtim në një zonë të ndryshme nga ai i mëparshmi, i pësuar gjatë fazës së rikuperimit”, thekson klubi i Lecce-s, duke shtuar shqetësimin për gjendjen e lojtarit.

Në vijim, Berisha pritet t’i nënshtrohet një konsulte me specialistë në Finlandë ditën e mërkurë, për të vendosur nëse do të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale, e cila mund të kryhet që të enjten.

Sido që të jetë vendimi mjekësor, një gjë është e sigurt: mesfushori shqiptar nuk do të rikthehet në fushë për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Ndërkohë, Berisha nuk ishte grumbulluar nga trajneri Sylvinho për ndeshjet e Kombëtares në fazën play-off të Botërorit 2026, çka i jep kohën e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht dhe për t’u kthyer në formë optimale për sezonin e ardhshëm.

kombëtarja sylvinho

Lini një Përgjigje