TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Qershor 2025, 19:13

Tension te Bajerni i Mynihut, një telefonatë detyroi drejtorin sportiv të bavarezëve të braktisë Botërorin e Klubeve

Shkruar nga Pamfleti

Tension te Bajerni i Mynihut, një telefonatë detyroi drejtorin sportiv

Uli Hënes, Karl-Hainc Rumenige dhe Herbert Hajner, kokat drejtuese të Bajernit të Mynihut, janë të zhgënjyer me ecurinë aktuale të skuadrës. Më saktë, me merkaton, ku deri më tani klubi bavarez nuk ka bërë asgjë.

“Bild” raporton një telefonatë të drejtuesve me Maks Eberl, drejtor sportiv dhe përgjegjës i merkatos. Ata e kanë pyetur: “Ku jemi me merkaton?!” Kaq ka mjaftuar, me shumë tension, që Eberl të fluturojë menjëherë drejt Europës dhe të mos ndjekë ecurinë e skuadrës në Botërorin e klubeve në SHBA.

Niko Uilliams, Bredli Barkola dhe Rafael Leao janë yjet që përmenden si opsione për merkaton e bavarezëve. Deri më tani, asgjë.

 

karl hainc rumenige herbert hajner bajern mynih

Lini një Përgjigje