Sport 7 Qershor 2024, 18:03

Testi i fundit para Europianit, Silvinjo shpalos “arsenalin” e rëndë ndaj Azerbajxhanit

Shkruar nga Pamfleti

Testi i fundit para Europianit, Silvinjo shpalos “arsenalin” e

Shqipëria përballet sot me Azerbajxhanin në miqësoren e dytë dhe të fundit përgatitore para udhëtimit drejt Gjermanisë për pjesëmarrjen në “EURO 2024”. Nëse pak ditë më parë miqësorja ndaj Lihtenshtejnit shërbeu vetëm për të garantuar minuta loje në këmbët e disa futbollistëve që nuk ishin aktivizuar rregullisht, me ndeshjen e sotme, Silvinjo do të shohë më në detaje formën e lojtarëve që pretendon të aktivizojë më rregullisht në Europian.

Në këtë sfidë trajneri ka hedhur në fushë pjesën më të madhe të atij që pritet të jetë formacioni titullar gjatë aktivitetit në Gjermani. Në mbrojtje në të djathtën kthehet Hysaj, teksa në qendër është Gjimshiti që ka zënë vendin e tij të zakonshëm. Silvinjo i ka dhënë minuta Ajetit, duke e aktivizuar nga minuta e parë në këtë sfidë.

Ndërkohë, mesfusha është e zakonshmja me Asllanin e Ramadanin përkrah njëri-tjetrit dhe Bajramin më të avancuar.

Në sulm, Asani dhe Seferi krijojnë dyshen e zakonshëm nga krahët, që tani ka Brojën si pikë referimi në qendër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

shqipëria azerbajxhani ndeshja miqësore