TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Shtator 2025, 19:50

Tifozët e Sevijas thirrje dhe vërshëllima ndaj sulmuesit izraelit të Vijarrealit: Vrasës, vrasës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët e Sevijas thirrje dhe vërshëllima ndaj sulmuesit izraelit

Një episod i ndodhur gjatë ndeshjes së La Ligës mes Sevijas dhe Vijarrealit, po qarkullon gjerësisht në rrjet.

Manor Solomon, sulmuesi izraelit i Vijarrealit nuk u prit aspak mirë nga stadiumi “Ramon Sanchez Pizhuan”, në momentin që u aktivizua në minutën e 83.

Me t’u futur në lojë, nuk munguan vërshëllimat dhe thirrjet armiqësore nga një pjesë e tifozëve vendas. Më të zhurmshmit ishin anëtarët e grupit ultras Biris Norte, të cilët brohoritën “Izraelitë, vrasës”, madje edhe para ndeshjes ata lëshuan një deklaratë:

Ky mbështetës i gjenocidit po vjen në shtëpinë tonë. Nuk ka vend për sionistët në Nervión” – thuhej në deklaratë. Kujtojmë që Solomon realizoi golin e fitores 1-2 për Vijarrealin.

 

manor solomon sulmuesi izraelit i vijarrealit

Lini një Përgjigje