
Al Hilal ka mundur me shifrat 2-0 Al Nasr të Kristiano Ronaldos këtë të martë, duke larguar portugezin edhe më shumë nga titulli kampion në Arabinë Saudite. Një rezultat që ka nervozuar futbollistin, i cili në fund të sfidës, nuk ka kursyer gjestet e turpshme ndaj tifozëve arabë.
Pamjet që kanë qarkulluar në rrjetet sociale tregojnë se gjatë daljes nga stadiumi, disa tifozë të Al Hilal vendosën të talleshin me të, duke kënduar emrin e rivalit të tij të përjetshëm Lionel Mesi.
Me sa duket kjo nuk i pëlqeu edhe aq portugezit, i cili shfaqet duke kapur organet gjenitale, teksa shikon tifozët, para se të futej në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjeve.
CR7 luajti 90 minuta për skuadrën e tij, e cila është e dyta në tabelën e ligës së Arabisë Saudite, tre pikë prapa Al-Itihad, që gjithashtu ka luajtur një ndeshje më pak. Protagonist i madh i ndeshjes ishte Odion Ighalo, autori i dy golave për ekipin vendas në një ndeshje të luajtur në stadiumin ndërkombëtar “King Fahd” në Riad.
Më herët gjatë ndeshjes, ai kishte shkaktuar faull me një lëvizje më të denjë për një luftë WWE sesa një lojë futbolli, duke i mbështjellë krahët rreth qafës së kundërshtarit dhe duke e hedhur në shpinë. Majkëll Oliver, arbitri i ndeshjes, e ndëshkoi Ronaldon me kartonin e verdhë.
Javën e kaluar Dinko Jeliçiç mori postin e kreut të pankinës së Al-Nassr pas shkarkimit të trajnerit Rudi Garsia, me të cilin Kristiano Ronaldo nuk kishte marrëdhëniet më të mira sipas mediave saudite.
Cristiano Ronaldo makes obscene gesture to Al-Hilal fans after leaving the field defeated and under the cries of "Messi, Messi, Messi" ????
— VAR Tático (@vartatico) April 18, 2023
????️ @wtrx5 pic.twitter.com/xnsyCsfPOQ