Sport19 Prill 2023, 19:13

Disiplina “masakron” Skënderbeun, pezullim i rëndë për zv-trajnerin, nuk shpëton as Vllaznia

Shkruar nga Pamfleti

Disiplina “masakron” Skënderbeun, pezullim i rëndë

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka dhënë vendimet për ngjarjet e kësaj fundjave në futbollin shqiptar dhe duket se ekipi më i penalizuar ka qenë Skënderbeu. Korçarët, të cilët kanë marrë kryesimin të vetëm në Kategorinë e Parë, do të duhet të përballojnë pjesën e mbetur të sezonit pa zëvendës-trajnerin Gentian Liçi.

Ky i fundit ishte ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen ndaj Korabit në fundjavë dhe tashmë Disiplina e ka ndëshkuar me 10 ndeshje pezullim, duke e cilësuar sjellje të përsëritur antisportive.

Gjithsej në total janë 12 vendimet të cilat do hyjnë në fuqi menjëherë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1. Zyrtari i KF Skënderbeu, Gentian Lico, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 47/2/a dhe 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

3. Lojtari i KF Shkumbini, Dejan Hasbajrami, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF Pogradeci, Kevi Berberi, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i Akademia e Futbollit U-17, Frenki Doda, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Zyrtari i KF Vllaznia, Brikeno Bizi, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. FC Kinostudio U-16, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave U-16, kundër KF Egnatia U-16, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

8. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Dinamo U-19, Albi Azizi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të fk Skënderbeu U-19, Rei Dalipi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

10. Rrëzimin e kërkesës së Futboll Klub Skënderbeu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

11. Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Tirana, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

12. Rrëzimin e kërkesës së Raiffeisen Bank, FSHF Sundey League si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

komisioni i disiplinës skënderbeu gentian liçi vllaznia