TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Korrik 2025, 16:18

Tirana aktive në merkato, vazhdon revolucionin; bardheblutë afrojnë në ekip djalin e ikonës së kombëtares shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Tirana aktive në merkato, vazhdon revolucionin; bardheblutë

Tirana është klubi më aktiv në merkato në këto ditë, duke vazhduar revolucionin e thellë në radhët e kësaj skuadre me afrime lojtarësh të rinj që do të vihen në dispozicion të teknikut që do të marrë drejtimin e  bardhebluve.

Afrimi i fundit është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi edhe në edicionin e kaluar u mundua të bëhej protagonist i tij, por pa shumë sukses. Ai është Etien Tare, djali i Igli Tares, i cili në moshën 21-vjeçare është ende në kërkim të një skuadre ku të luajë rregullisht e të tregojë sa vlen.

Tirana aktive në merkato, vazhdon revolucionin; bardheblutë

Në pjesën e parë të sezonit të kaluar, Etien Tare iu bashkua Skënderbeut, por nuk ia doli të shpërthente në radhët e korçarëve, duke u larguar gjatë merkatos së janarit. Ai iu bashkua më pas ekipit të Dukagjinit në Kosovë, duke mbyllur atje sezonin.

Tare në ditët e fundit ka dalë në stërvitje me Tiranën, ndërsa më në fund është gjetur akordi për të hedhur firmën në kontratë dhe për ta bërë atë pjesë të bardhebluve për sezonin e ardhshëm.

tirana etien tare djali i igli tares

Lini një Përgjigje