Sport28 Shkurt 2023, 15:36

Tirana i bën “poker” Kastriotit në Kupë dhe shkon me një këmbë në gjysmëfinale, Egnatia dhe Laçi lënë gjithçka të hapur

Shkruar nga Pamfleti

Tirana i bën “poker” Kastriotit në Kupë dhe shkon me

Tirana ka mundur me rezultatin 1-4 Kastriotin në Kamzë, duke hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipëisë.

Në pjesën e parë, bardheblutë provuan por pa mundur të gjenin rrjetën. Ndërsa pjesa e dytë nisi me dy gola të shpejtë nga Patrik.

Krutanët shkurtuan diferencën me Santiago Selmanin nga pika e bardhë e penalltisë, por reagimi i bardhebluve ishte i menjëhershëm duke shënuar dhe dy herë te tjera me Berishën dhe Nikqin.

Kështu Tirana shkon më e qetë në ndeshjen e kthimit që do të luhet në kryeqytet, ndërsa krutanët nuk kanë asgjë për të humbur.

Sfida tjetër, Egnatia dhe Laçi është mbyllur në barazimin pa gola në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Në pjesën e parë padyshim heroi ishte mbrojtësi nigerian Atanda, i cili shpëtoi portën dy herë.

Gjatë pjesës së dytë ekipet patën raste të arta për të shënuar por asnjëra nuk arriti të finalizonte.

Skuadrat lënë gjithçka ta hapur dhe ekipi që do të kualifikohet do të vendoset në Laç.

 

tirana kastrioti egnatia laçi kupa e shqipërisë