TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2025, 21:12

Tirana jashtë Europës pas 3 vitesh, bardheblutë humbasin 325 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Tirana jashtë Europës pas 3 vitesh, bardheblutë humbasin 325

Tirana këtë qershor është pushim. Deri më 23 gusht 2025, bardheblutë do të jenë në përgatitjet për sezonin e ri, teksa në verë nuk do të marrin pjesë në Europë.

Për Tiranën kjo është mungesë e rëndësishme, pasi jo vetëm që nuk fiton para nga kompeticionet europiane, por, nga ana tjetër, nuk rrit as koeficientin në UEFA.

Në fakt, Tirana do të jetë pushim pas dy sezonesh, ndonëse në dy të fundit ka bërë mirë në Europë. Për të gjetur një sezon pa Europë, duhet të kthehemi në sezonin 2021- 2022.

Tirana e atij kampionati e humbi vendin europian në ndeshjen e fundit ndaj Laçit. Bardheblutë me këtë lëvizje humbasin të paktën 325 mijë euro, të cilat do të ishin në të mirë të klubit për sezonin e ri.

tirana bardheblutë

Lini një Përgjigje