
Sirenat arabe sa vijnë e shtohen për Simone Inzagin.
Sipas asaj që raportohen nga mediat italiane, Al Hilal ka ushtruar akoma dhe më shumë presion për teknikun e Interit, natyrisht dhe me një rritje të konsiderueshme të ofertës.
Pak ditë më parë u përfol për një shifër që kapte vlerën e 20 milionë eurove, ndërsa tashmë ajo lëkundet mes 45 dhe 50 milionë euro në sezon. Burime për “L’Equipe” ndërkohë tregojnë se trajneri i Interit do të presë përfundimin e finales së Champions.
Zikaltërit i kanë premtuar rinovim të kontratës që skadon vitin e ardhshëm edhe për disa vite, me një takim “kokë më kokë” që do të zhvillohet pas ndeshjes së Mynihut.
Një rritje page dhe garancia për të drejtuar një skuadër që i përmbush ambiciet e mëdha të klubit do të zënë vend në listën e premtimeve, megjithatë, sirenat arabe janë të vështira për t’u injoruar.
Inzagi është pjesë e Interit nga viti 2021. Tekniku 49-vjeçar ka edhe një vit të mbetur kontratë, megjithatë e ardhmja mund të ndryshojë më 1 qershor.
Lini një Përgjigje