
Tirana ka arritur të kalojë në avantazh ndaj Kukësit. Në minutën e 52’, Hila ndodhej në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, duke çuar topin në rrjetë. Pas një goditje këndi dhe një rrëmuje brenda zonës, Hila përfitoi dhe shënoi për bardheblutë.
Nëse ndeshja mbyllet me këtë rezultat, Tirana do të siguronte dhe për këtë javë vendin e parë në tabelën e përgjithshme. Ndërkohë që Kukësi do të mbetet në vend të fundit me 0 pikë.
Lini një Përgjigje