Sport14 Maj 2024, 23:07

Titulli vendoset në javën e fundit, Siti thyen Totenhemin në Londër dhe rimerr kreun, Arsenali mban shprest tek Uest Hem

Shkruar nga Pamfleti

Titulli vendoset në javën e fundit, Siti thyen Totenhemin në

Në Londër Mançester Siti luajti ndeshjen e prapambetur ndaj Totenhemit. Pas barazimit 0-0 në pjesën e parë, ishet i përhershmi Haland ai i cili zhblloko ndeshjen në minutën e 51, duke i prerë shpresat “Topçinjëve” për të patur një ndalesë të rivalit të tyre në prag të javës së fundit të Premier Ligës.

Në minutën e 69 u pa një episod i pazakontë për lojtarët dhe skuadrëne Guardiolës. Në momenitn e zëvendësimit të portierit Ederson, ai doli duke goditur shishet e ujit në pankinë, që solli një reagim që mund të ketë pasoja, nga trajneri katalanas. 

Në minutën e 86, Son pati shansin më të mirë për të shënuar golin e barazimit, por ishte i pafat pasi goditja e tij u ndal nga portieri që zëvendësoi Ederson, Ortega.

Pak minuta më pas në përfundim të kohës së rregullt, Siti fitoi një 11-metërsh duke vulosur fitoren, me goditjen që u shndërrua në gol, nga i zakonshmi Haland, i dyti personal dhe i dyti për Mançesterin në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Mançester Siti ngjitet me dy pikë në krye të kampionatit anglez, mbi Arsenalin, ndërkohë që ndeshjen e fundit e luan me Uest Hemin në shtëpinë e tij, ndërkohë që Arsenali luan me Evertonin. Ndërkohë sa i përket garës për titullin, shpresa për ta do të mbetet deri në fundin e përballjes së fundit të këtij edicioni, në fillim të fitojë ndeshjen e tij dhe ndërkohë që të shpresojë të mundet ose të barazojë Mançester Siti, pasi edhe me pikë të barabarta është skuadra e Artetës që shpallet kampione.

mançester siti totenhem premier liga