
Një lajm i mirë dhe një tjetër sukses për skiatorët shqiptarë. Denni Xhepa shpallet kampion Ballkani, në Bansko të Bullgarisë.
Skiatori kuqezi ka bërë një super garë në disiplinën e Sllallomit Gjigand, duke lënë pas dy bullgarët Kamen dhe Kalin Zlatkov.
Forma e mirë e Xhepës është parë në pistë, me 19-vjeçarin që premton për të ardhmen. Një garë fantastike e shqiptarit, që ka treguar rritje në përformancë e tij.
Skiatori ka nesër nje tjetër detyrë jo të lehtë, teksa garon në disiplinën e Sllallomit, aty ku pritet një tjetër rezultat i mirë. Pas Lara Kolturit që nderoi Shqipërinë po në ski, është radha e Denni Xhepës për të ngritur lart flamurin kuqezi.