Sport30 Mars 2023, 20:03

Futbollisti i njohur zbulon se është autik, e bija frymëzim për historinë e 33-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Futbollisti i njohur zbulon se është autik, e bija frymëzim

Futbollisti i i ekipit anglez Uigan Atletik, Xhejms Mekklin, në një deklaratë të paprecedentë ka zbuluar se është diagnostikuar me autizëm. Arsyeja se përse këtë "rrugëtim" të vështirë ka vendosur ta ndajë me publikun është vajza e tij, e cila gjithashtu është autike.

Në deklaratën e tij, futbollisti 33-vjeçar nga Republika e Irlandës ndër të tjera tha:

Siç e dini të gjithë, vajza ime Uillou-Ivi është autike. 4 vitet e fundit më kanë ndryshuar jetën në mënyrën më të bukur, por kanë qenë edhe shumë të vështira, pasi babai i saj e shikonte atë të kapërcente kaq shumë pengesa në jetë dhe të mësonte se si të menaxhonte sfidat me të cilat përballet çdo ditë.”

Duke mësuar më shumë për autizmin e vajzës, bashkë me gruan e tij, Xhejms nisi të njihte disa nga tiparet që i kishte vetë dhe kështu vendosi të konsultohej me specialistët, të cilët zbuluan se edhe ai vuante nga kjo gjendje. Nisur nga e gjithë kjo ai vendosi që betejën që po kalon vetë dhe vajza e tij ta ndajë me të tjerët.

Rreth një në 100 fëmijë ka autizëm në mbarë botën, sipas OBSH, ndërsa termi i duhur për ta përshkruar sëmundjen është: "grup i larmishëm kushtesh që lidhen me zhvillimin e trurit", të cilat karakterizohen "nga njëfarë shkalle vështirësie me ndërveprimin social.”

xhejms mekklin futbollisti i uigan atletik