Sport30 Mars 2023, 19:13

Ari nën këmbët e tyre, futbollistët e PSG-së ‘zaptojnë’ 10-shen e parë, kush janë më të paguarit në Francë

Shkruar nga Pamfleti

Ari nën këmbët e tyre, futbollistët e PSG-së

Prestigjozja “L’Equipe” ka publikuar artikullin vjetor mbi pagat e lojtarëve të Ligës 1. Siç pritej, futbollistët e PSG-së janë atë që fitojnë më së shumti në kampionatin francez.

Kilian Mbape kryeson listën. Pas nënshkrimit të kontratës së re në verën e vitit 2022 me “parizienët”, 24-vjeçari fiton 6 milionë euro në muaj. E thënë thjeshtë, sulmuesi i lindur në Paris është futbollisti më i paguar në pesë kampionatet kryesore europiane.

Por jo vetëm kaq, pasi “L’Equipe” pretendon se në rast se Mbape do të zbatojë marrëveshjen për ta zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2025, atëherë ai do të përfitojë një tarifë nënshkrimi prej 60 milionë eurosh, si dhe një bonus besnikërie prej 70 milionë eurosh.

Tarifat e sipërpërmendura nuk përfshijnë fitimet e Mbapesë nga sponsorët. Podiumi plotësohet nga Nejmar dhe Mesi. Braziliani vjen menjëherë pas Mbapesë, teksa fitimet e tij mujore te PSG-ja shkojnë 3 milionë e 675 mijë euro në muaj.

Edhe pse në moshën 35-vjeçare, shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Mesi mbetet një ndër më të paguarit në botë. Në Ligën 1, argjentinasi fiton 3 milionë e 375 mijë euro në muaj.

Lista deri në top 10 plotësohet nga lojtarët e kampionëve në fuqi të Francës, ndërsa menjëherë më pas vjen Ben Jeder i Monakos me 650 mijë euro në muaj. Edhe njëherë tjetër konfirmohet dominimi absolut i PSG-së në Francë.

Megjithatë pavarësisht se “parizienët” kanë në organikë lojtarë të mirëpaguar, edhe këtë sezon dështuan për të fituar trofeun më të rëndësishëm europian.

futbollistët e psg kilian mbape lionel mesi nejmar