TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Janar 2026, 22:16

Torino ndryshon mendje dhe kërkon të blejë kartonin e Ardian Asllanit, ‘granatat’ dëshirojnë ta japin menjëherë si “dhuratë”

Shkruar nga Pamfleti

Torino ndryshon mendje dhe kërkon të blejë kartonin e Ardian

Klubi i Torinos nuk ka ndërmend që të mbajë Kristjan Asllanin si pjesë të tij, por në mënyrë të pabesueshme, raportohet se është gati të blejë kartonin e mesfushorit nga Interi në merkaton e janarit.

Jo sepse trajneri Baroni ka ndërruar mendje, por për ta kthyer mesfushorin e Kombëtares shqiptare në një “mall shkëmbimi”. Mësohet se Torino është i interesuar për mbrojtësin Luka Ranieri të Fiorentinës dhe e sheh atë si një prioritet për merkaton e janarit.

Duke parë interesimin e shumë klubeve për futbollistin dhe vlerën e lartë të kartonit, Torino ka ideuar një shkëmbim të mundshëm të tij me kartonin e Asllanit, për të cilin Fiorentina ka shfaqur interes.

Tani mbetet të shihet nëse Asllani pranon këtë destinacion, pasi për të bërë këtë lëvizje të mundur, duhet që të gjithë palët të bien shpejt dakord në ditët e fundit të merkatos.

kristjan asllani mesfushori shqiptar torino

Lini një Përgjigje