TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Nëntor 2025, 16:56

Tradhtoi Shqipërinë dhe zgjodhi Zvicrën, Murat Jakim merr vendimin për Adrian Bajramin pak orë para ndeshjes me Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Tradhtoi Shqipërinë dhe zgjodhi Zvicrën, Murat Jakim merr

Adrian Bajrami do të jetë i gatshëm për Murat Jakim për duelin e ditës së sotme me Kosovën. Trajneri i Zvicrës ka vendosur ta ketë pjesë të listës për këtë përballje dhe të mbështet edhe te shërbimet e tij.

23-vjeçari siç dihet luan në mbrojtje dhe te “helvetët” shihet si mjaft i rëndësishëm. Kujtojmë se mbrojtësi vetëm pak muaj më parë la Shqipërinë për Zvicrën, duke ndërruar kështu ekipin kombëtar, teksa mbrëmjen e sotme mund të luajë ndaj Kosovës përballë tifozëve shqiptarë.

Vlen të theksohet se Zvicra do të luajë në transfertë ndaj Kosovës, në “Fadil Vokrri” në orën 20:45 dhe kjo është sfida e fundit kualifikuese e Kupës së Botës 2026. Një duel shumë interesant mes skuadrave që kërkojnë 3 pikët.

adrian bajrami murat jakim trajneri i zvicrës

Lini një Përgjigje