TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Nëntor 2025, 16:31

Ikin dritat në “Fadil Vokrri”, Zvicra ndërpret stërvitjen dhe publikon foton në rrjetet sociale

Shkruar nga Pamfleti

Ikin dritat në “Fadil Vokrri”, Zvicra ndërpret

Federata Zvicerane ka publikuar momentin kur lojtarët filluan të qeshnin pasi për disa minuta u shkëput energjia elektrike dhe të gjithë të pranishmit në stadiumin e Prishtinës, që ishin stafi dhe lojtarët e përfaqësueses helvete, mbetën në errësirë.

Zvicra ka zhvilluar një stërvitje në Prishtinë, aty ku sot do të luajnë përballjen ndaj Kosovës. Për një moment lojtarët nisën të qeshnin pasi iu ndërpre energjia elektrike dhe stadiumi mbeti në errësirë. Federata Zvicerane e Futbollit publikoi këtë moment në rrjetet e saj sociale, ku ndër të tjera shkruan, “Ups…nuk ka drita…”

Ikin dritat në “Fadil Vokrri”, Zvicra ndërpret

Gjithsesi sa i përket ndeshjes së mbrëmjes së sotme, të dyja ekipet janë shumë optimiste, kujtojmë që Zvicra është skuadra që udhëheq grupin me 3 pikë më tepër se Kosova, e cila matematikisht i ka shanset për të arritur vendin e parë dhe për t’ia marrë atë helvetëve, por duhet të fitojë me 6 gola diferencë. Pra një objektiv i arritshëm në teori, por në praktikë është thuajse e pamundur, duke kujtuar që në ndeshjen e parë, që të dyja skuadrat u përballën në Zvicër në këto eliminatore, vendasit e udhëhequr nga Granit Xhaka fituan me shifrat e thella 4-0.

 

 

federata helvete kombëtarja e zvicrës

Lini një Përgjigje