
Pilotët e Moto 1000GP Eriko Verisimo da Roka 38-vjeç dhe Andre Verisimo Kardozo 42-vjeç, vdiqën këtë të diel pas një aksidenti të rëndë.
Kjo përplasje ndodhi në xhiron e parë të garës, në garën që u zhvillua në Kaskavel, Parana.
Aksidenti ndodhi kur Andre u rrëzua në mes të pistës me motorin e tij. Në momentin që ishte në asfalt ai ngriti dhe dorën në përpjekje për të sinjalizuar drejtuesit e tjerë, por gjithsesi kjo nuk mjaftoi për të shmangur tragjedinë.
Piloti i tjetër, Eriko, nuk ishte në gjendje të shmangej dhe e goditi atë drejtpërdrejt. Të dy u dërguan menjëherë në spital, por nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra.
Two pilots from Moto 1000 GP die in a serious accident during a race in Cascavel, PR, Brazil pic.twitter.com/pbcGLCP8OY
— snowhound86 (@snowhound86) August 28, 2023
Lini një Përgjigje