
U luajtën mbrëmjen e sotme dy sfidat e vlefshme për javën e dytë të Serisë A, ku nuk munguan surprizat. Lacio e Sarrit regjistroi humbjen e dytë radhazi, teksa u mposht nga Xhenoa me rezultatin 0-1.
Ishte Retegui ai që vendosi këtë duel me golin e realizuar në minutën e 16, duke zhytur bardhekaltërit në krizë rezultatesh në këtë fillim sezoni. Ndërkohë në duelin tjetër të mbrëmjes së sotme, kampionët e Napolit, bënë detyrën në shtëpi, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Sasuolon e Nedim Bajramit.
Osimhen dhe Di Lorenco ishin autorët e golave për skuadrën e Rudi Garsias, ndërkohë që për sa i përket mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Bajrami qëndroi më fushë 76 minuta, por pa mundur të lerë gjurmë.
Në sfidat e javës së tretë, Napoli do të përballet me Lacion sërish në shtëpi. Sasuolo pret Veronën, ndërsa Xhenoa do të luaj në Torino.
Lini një Përgjigje