TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Tetor 2025, 15:20

Trishtimi dhe dhimbja “kaplojnë” lojtarin e kombëtares shqiptare, ndahet nga jeta nëna e mbrojtësit kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Trishtimi dhe dhimbja “kaplojnë” lojtarin e kombëtares

Familja e Naser Ajilit është në zi. Është ndarë nga jeta nëna e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

Një dhimbje e madhe kjo për lojtarin kuqezi, familjen dhe të afërmit e tij. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë skuadra e Dinamos.

Klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i shpreh ngushëllimet mbrojtësit, ndërsa qendrojnë në mbështetje të tij në këtë moment të vështirë që po kalon.

Njoftimi i skuadrës së Dinamos:

“Klubi dinamovit dhe presidenti i skuadrës, z.Adrian Bardhi, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta lojtarit Naser Aliji për ndarjen nga jeta të njeriut më të dashur, nënës së tij!

E gjithë familja blu i qëndron pranë lojtarit në këtë moment të vështirë.

I përjetshëm kujtimi i saj!”

naser aliji mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje