
Trajneri i Tiranës, Roberto Bordin, ka qenë dukshëm i pakënaqur me humbjen e pësuar nga skuadra e tij përballë Elbasanit, teksa kishte pretendime edhe për gjykimin në rastet e golave të pësuar nga bardheblutë.
Disfata e fundit 1-4 me Elbasanin duket se është e fundit për trajnerin italian Roberto Bordin në stolin bardheblu.
Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se tekniku italian është shumë pranë shkarkimit, pasi bardheblutë nuk kanë arritur dot të grumbullonin pikët e duhura, me bardheblutë që ndodhen në vendin e parafundit të renditjes.
Gjithashtu mësohet se ish-trajneri i Gjilanit dhe Shkëndijës, Ardian Nuhiji do të jetë trajneri i ardhshëm i Tiranës.
Lini një Përgjigje