TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2025, 19:40

Trofeu i Champions League mban sërish firmën e mjeshtrave nga Italia, kupa prej 10 kg prodhohet në Avelino

Shkruar nga Pamfleti

Trofeu i Champions League mban sërish firmën e mjeshtrave nga Italia,

Edhe këtë vit trofeu i Champions League mban firmën italiane të mjeshtërve nga Avelino. Pavarësisht se ende nuk dihet nëse do ta ngrejë në qiellin e Mynihut kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, apo ai i PSG-së, Markinjos, një gjë është e sigurt, kupa që simbolizon ëndrrën e çdo futbollisti është krijuar nga dora e artë e italianëve të “Iaco Group”.

Kompania me seli në Avelino, nën drejtimin e Alberto dhe Igino Iakovaçi është partner ekskluziv i UEFA-s dhe Lega Seria A për prodhimin e trofeve zyrtarë. Me përvojë prej më shumë se 47 vjetësh në këtë industri, “Iaco Group” ka krijuar edhe këtë vit versionin zyrtar të trofeut të Champions League, një vepër arti e vërtetë, 73.5 cm e lartë, me peshë rreth 10 kg, punuar tërësisht me dorë dhe prej argjendi të pastër.

Është një burim krenarie dhe kënaqësie për kompaninë tonë që të jetë e pranishme në një skenë kaq të rëndësishme si finalja e Champions League. Shpresojmë të vazhdojmë të arrijmë objektiva gjithnjë e më prestigjioze në të ardhmen”, deklaroi CEO Alberto Iakovaçi.

Prodhimi i kupës është një proces që zgjat rreth tre muaj dhe mbi 80% e punës kryhet manualisht. Çdo detaj, përfshirë dorezat karakteristike të trofeut, kërkojnë përpikëri dhe harmoni absolute, një sfidë që pak kompani mund ta përballojnë me të njëjtin nivel mjeshtërie.

Edhe trofetë e Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës mbajnë vulën e kësaj kompanie italiane, me laboratorë artizanalë në Avelino, Viçenca dhe Lugano, duke e bërë këtë grup një sinonim të ekselencës “Made in Italy” në skenën botërore të futbollit.

Trofeu i këtij sezoni do të dorëzohet përkohësisht ekipit fitues, por që nga viti 2009, versioni origjinal mbetet pronë e UEFA-s. Për një turne që ndiqet nga miliona tifozë në të gjithë botën, kërkohet një produkt që mishëron prestigjin dhe madhështinë e këtij kompeticioni.

trofeu i champions league alberto iakovaçi

Lini një Përgjigje