TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Maj 2025, 19:17

Nga Hysaj, Gjimshiti e Ramadani te Vlahoviç, Joviç e Pavloviç; Seria A “pushton” ndeshjen Shqipëri-Serbi më 7 qershor

Shkruar nga Pamfleti

Nga Hysaj, Gjimshiti e Ramadani te Vlahoviç, Joviç e

Shqipëri-Serbi do të jetë sfida e shumëpritur për shqiptarët anembanë globit, një përballje jo si të tjerat që sigurisht nuk zgjat vetëm 90 minuta. Një histori e gjatë marrëdhëniesh jo të mira mes dy popujve, të cilat prekën edhe futbollin, në Tetorin famëkeq të vitit 2014. Gjithsesi përtej dozës emocionale që natyrshëm kjo sfidë mbart, është momenti të ndalemi sigurisht edhe tek ata të cilët do të zbresin në fushë, e që do të jenë aktorët kryesorë të “betejës” sportive që do të mbërthejë kryeqytetin mbrëmjen e 7 Qershorit në “Arenën Kombëtare”.

Nëse flasim për cilësi në fushë, të dyja skuadrat kanë përparuar në këtë drejtim, mjafton të shohim klubet se ku ata luajnë. “Panorama Sport” ditën e sotme ka nënvizuar një fakt shumë interesant, teksa thekson se klubet e Serisë A mbizotërojnë në radhët e të dyja skuadrave. Një tregues ky i faktit se sa shumë mirë njihen me njëri-tjetrin këta futbollistë, duke qenë se i shohim të përballen çdo fundjavë në Serinë A.

Alen Sherri, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Ramadani, Asllani, Berisha janë futbollistët kuqezi që aktivizohen në kampionatin Italian, por jo më mbrapa mbesin serbët, me teknikun Dragan Stojkoviç që ka në gjirin e skuadrës së tij plotë 4 futbollistë që luajnë në Apenine: Pavloviç dhe Joviç te Milani, Lazar Samarxhixh tek Atalanta si dhe Dushan Vlahoviç te Juventusi.

Një sfidë brenda sfidës sigurisht pritet të jetë edhe përballja mes tyre në “Arenën Kombëtare”.

shqipëri-serbi futbollsitët e serisë a

Lini një Përgjigje