TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Prill 2026, 08:49

Trump i mbyll derën Italisë për “FIFA 2026”, rrëzohet skenari për zëvendësimin e Iranit

Shkruar nga Pamfleti

Trump i mbyll derën Italisë për “FIFA 2026”,

Shanset që Italia të marrë pjesë në Botërorin “FIFA 2026” konsiderohen gjithnjë e më të pakta, ndërsa edhe përpjekjet për një zgjidhje përmes ndërhyrjeve politike duket se po humbasin terren.

Një tjetër sinjal në këtë drejtim ka ardhur nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i cili ka përjashtuar mundësinë e përjashtimit të Iranit nga turneu, duke zbehur kështu çdo skenar që Italia të zëvendësojë këtë përfaqësuese.

“Asnjë komunikim nga ana jonë, asnjë deklarate nga ne, nuk ka thënë që Irani është i ndalur të vijë në SHBA. Nuk e di nga vijnë këto zëra. Atletët janë të lirë të vijnë, por sigurisht, ne nuk dëshirojmë persona të lidhur me Pasdaran, trupat e Gardës Revolucionare Islamike”, u shpreh Marco Rubio.

Kjo deklaratë vjen menjëherë pas qëndrimit të Paolo Zampollini, i dërguar i presidentit Donald Trump, i cili në një intervistë për “Financial Times” kishte propozuar që Italia të ftohej në vend të Iranit, duke iu drejtuar si presidentit amerikan ashtu edhe drejtuesve të FIFA-s.

Megjithatë, pavarësisht këtyre përpjekjeve në nivel politik, në Itali vetë aktorët e futbollit janë shprehur kundër një zgjidhjeje të tillë, duke e konsideruar të papranueshme ndërhyrjen jashtë rregullave sportive.

Lini një Përgjigje