TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2025, 17:03

U aktivizua 27 ndeshje me fanelën e Shqipërisë, ish-mesfushori i kombëtares merr drejtimin e ekipit U-21 të Zyrihut

Shkruar nga Pamfleti

U aktivizua 27 ndeshje me fanelën e Shqipërisë, ish-mesfushori i

Një fytyrë e njohur për futbollin shqiptar dhe atë zviceran rikthehet në një rol të rëndësishëm. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, është emëruar trajner i ekipit U-21 të FC Zyrih, duke marrë drejtimin e të rinjve të klubit, ku ka shkruar një pjesë të rëndësishme të karrierës si futbollist.

Lajmi është bërë zyrtar nga vetë klubi zviceran, i cili përmes një njoftimi në faqet e tij zyrtare shprehu besimin ndaj 41-vjeçarit:

Burim Kukeli do të jetë trajneri i ri i ekipit U-21. 41-vjeçari luajti për klubin e qytetit nga viti 2012 deri në vitin 2017 dhe luajti 100 ndeshje zyrtare gjatë kësaj kohe. Ai e nisi karrierën e tij si trajner në vitin 2020 si ndihmës trajner te SC Kriens. Ai mbajti të njëjtën pozicion te FC Wil 1900, FC Sion dhe Grasshopper Club Zurich. Si trajner kryesor, ai ishte në krye të ekipit U-21 të GC në pranverën e vitit 2023. FCZ i uron ngrohtësisht Burim Kukelit dhe i uron fat dhe suksese...”

Kukeli ka një histori të veçantë me Zyrihun, ku luajti nga viti 2012 deri më 2017, duke grumbulluar 100 ndeshje zyrtare. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai nisi rrugëtimin e tij në stolin teknik si ndihmës trajner në klube si SC Kriens, FC Wil, FC Sion dhe Grasshopper, ku për një periudhë të shkurtër në vitin 2023 drejtoi edhe ekipin U-21 si trajner i parë.

Me 27 paraqitje me fanelën kuqezi, Kukeli mbetet një emër i respektuar në futbollin shqiptar dhe duket i vendosur ta dëshmojë veten edhe në fushën e trajnimit. Rikthimi i tij në Zyrih përbën një hap domethënës në karrierën e tij si trajner.

burim kukeli ish-mesfushori i kombëtares shqiptare zyrih u-21

Lini një Përgjigje