TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Maj 2025, 15:35

Empoli i rri “ngushtë” Ismajlit, gazetari italian zbulon të ardhmen e liderit të kombëtares

Shkruar nga Pamfleti

Empoli i rri “ngushtë” Ismajlit, gazetari italian zbulon

Ardian Ismajli mund të konsiderohet i larguar nga Empoli. Nikolo Skira, gazetari italian, ka zbuluar se mbrojtësi i Kombëtares ka refuzuar ofertën e Empolit për rinovimin deri në vitin 2028.

Kjo ofertë erdhi për Ismajlin tre muaj më parë. Dhe tashmë që klubi shkoi në Serinë B, Ismajli do të vendosë për klubin e së ardhmes si lojtar i lirë.

Lideri i ekipit kombëtar dhe Empolit është kërkuar vazhdimisht nga ekipe me emër në Itali. Këtu mund të përmenden Juventusi dhe Napoli.

28-vjeçari luajti në 29 ndeshje të Seria A, të gjitha si titullar. Nëntë takimet ku mungoi ishin për arsye dëmtimi.

ardian ismajli mbrojtësi i kombëtares shqiptare empoli

Lini një Përgjigje