Sport21 Prill 2024, 16:09

U kualifikuan për herë të dytë në Europian dhe u shortuan në “grup ferri”, UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

U kualifikuan për herë të dytë në Europian dhe u

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian. 
Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia dhe Polonia. 

Shqipëria është shortuar në një grup ‘’ferri’’ në Europian, ku do përballet me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. 

Kampionati Europian që do zhvillohet në Gjermani do startojë më 14 qershor dhe do mbyllet me finalen e madhe më 15 korrik. 

Një vëmendje kombëtares shqiptare i ka kushtuar edhe faqja e UEFA-s, e cila në rrjetet sociale ka postuar disa nga fotot më ikonike të lojtarëve të Shqipërisë gjatë kualifikueseve me mbishkrimin ‘’Drejt Gjermanisë këtë verë’’. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by UEFA EURO 2024 (@euro2024)

shqipëria uefa