TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Tetor 2024, 17:31

U largua me ambulancë drejt spitalit pas djegieve në klasiken shqiptare, mësohet gjendja e Esat Malës

Shkruar nga Pamfleti

U largua me ambulancë drejt spitalit pas djegieve në klasiken

Esat Mala u shoqërua me ambulancë, pasi pësoi djegie në sfidën mes Tiranës dhe Vllaznisë. Mësohet se ka pësuar djegie në dy vende të trupit pas shoqërimit me ambulancë në spitalin e Lushnjës.

Gjithçka erdhi pas golit të katërt të kuqebluve, që fituan në fund 3-4. Ishte minuta e 66 e takimit, kur shkodranët po festonin golin e Grudës. Tifozët e Tiranës lëshuan lëndë plasëse, ndërsa më pas tre lojtarët e Vllaznisë u shtrinë në tokë dhe kishin nevojë për ndihmë mjekësore.

Kahrimanoviç dhe Qato po ashtu kishin shqetësime. Esat Mala u rikthye sërish në stadium pasi kishte marrë ndihmë të specializuar, teksa ndeshja kishte përfunduar.

esat mala futbollisti i vllaznisë

Lini një Përgjigje