
Pavarësisht se nuk ka shumë ditë nga largimi nga stoli i Realit të Madridit, interesi për Çabi Alonson është shumë i madh. Emri i trajnerit bask është lidhur ditët e fundit me të paktën dy klube të njohura: Eintraht Frankfurt në Bundesligë dhe Totenhemi në Premier Ligë.
Klubi gjerman shkarkoi vetëm katër ditë më parë Dino Topmëler, ndërsa në ndeshjen e djeshme në Champions League në humbjen 3-2 nga Karabagut, në krye të stolit ishte trajneri i U-21, Denis Shmit. Në anën tjetër, po ashtu Tomas Frenk nuk është në pozita aspak të mira te Totenhemi dhe rrezikon shumë shkarkimin, pavarësisht fitores në mesjavë në Champions League.
Ndërkohë, “The Times” zbulon se Çabi Alonso ka vendosur të pushojë plotësisht deri në qershor, duke hedhur poshtë çdo mundësi për një rikthim gjatë sezonit aktual.
Lini një Përgjigje