TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Janar 2026, 20:56

Liga e Europës/ Zhgënjen skuadra e Serisë A, Aston Vila dhe Lioni fitore cinike në transfertë

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Zhgënjen skuadra e Serisë A, Aston Vila dhe Lioni

Kanë përfunduar ndeshjet e para e para për Ligën e Europës, të vlefshme për raundin e shtatë, që është i parafundit në këtë fazë.

Në “Renato Dall’Ara”, Bolonja barazoi 2-2 ndaj Sëlltikut. Pjesa e parë u mbyll 0-2 për skocezët, por me një lojtar më pak. Japonezi Reo Hatate mori dy kartonë të verdhë në pak minuta dhe la fushën e lojës. Në pjesën e dytë, erdhi reagimi i vendasve, të cilët barazuan shifrat me golat e Dalinga në minutën e 58 dhe Roue në minutën e 72.

Lioni vazhdon me ecurinë pozitive deri tani, sot francezët fituan 0-1 në transfertë ndaj Jang Bojs dhe tashmë kryesojnë renditjen me pikë të plota me Aston Vilën. Anglezët fituan 0-1 në transfertë ndaj Fenerbahçes, me golin e Zhadon Sanço.

Porto mori një barazim dramatik në fund 1-1 ndaj Plzen. Fejnordi fitoi 3-0 në shtëpi ndaj Shturmit. Frajburgu u mjaftua me 1 gol në shtëpi ndaj Makabit të Tel Aviviz dhe tani gjendet në pozita komode. Barazim 3-3 në derbin nordik, Bran-Midtyjland. Norvegjezët barazuan shifrat me penallti në shtesë. PAOK-u fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Betis, Crvena Zvezda fitoi në transfertë 0-1 ndaj Malmo.

lion porto aston vila liga e europës

Lini një Përgjigje