TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Janar 2026, 21:38

“Na duhen lojtarë të impenjuar dhe me mendjen te Bristol Siti”, trajneri i ‘tregon derën’ Anis Mehmetit pas ofertës së marrë

Shkruar nga Pamfleti

“Na duhen lojtarë të impenjuar dhe me mendjen te Bristol

Anis Mehmeti nuk ka rinovuar akoma kontratën me Bristol Sitin. Po ashtu së fundmi Ipsuis, Ullvërhempton dhe Tuluz janë shfaqur në skenë të interesuar për shërbimet e tij.

Trajneri i Bristol Sitit, Gerhard Struber, tha fjalën e tij sa i përket Mehmetit. Austriaku la të kuptohet se pret rinovimin e Mehmetit, përndryshe do të largohet, pasi kërkon lojtarë të impenjuar dhe me mendjen vetëm te Bristoli.

Mendoj se nuk është një surprizë e madhe që Anisi përflitet te disa klube, dhe mendoj se medias i duhet po ashtu diçka për të shkruajtur. Mendoj se është një kohë normale që sjell disa tituj kryesorë, kështu që do të shohim. Mendoj gjithashtu se Anisi e di sa i rëndësishëm është për skuadrën, dhe ka një ofertë me të vërtetë të mirë në tavolinë nga ne.

Do e shikojmë çfarë do vendosë, por gjithashtu për ne, është e rëndësishme ta dimë. Na duhen në fund lojtarë që janë të impjenjuar me Bristol Sitin. Mendoj se duhen lojtarë që dashurojnë të luajnë për Bristol Sitin dhe të mos mendojnë shumë në drejtime të ndryshme”, u shpreh trajneri Struber.

anis mehmeti sulmuesi shqiptar gerhard struber trajneri i bristol sitit

Lini një Përgjigje