
Arbër Hoxha vijon të jetë protagonist te Dinamo e Zagrebit. Sot asistoi golin e dytë ndaj Steauas së Bukureshtit, ndërsa Beljo dërgoi topin në rrjetë.
Ishte minuta e 11 e ndeshjes në Ligën e Europës, kur Hoxha gjeti shokun e skuadrës në zonë. Llogaritë e takimit të vlefshëm për raundin e shtatë bëjnë që Dinamo ta ketë të domosdoshme fitoren në shtëpi.
Hoxha e ka asistimin e dytë për këtë edicion në Ligën e Europës. Shpërthimi i tij është parë në kampionat ku në 17 ndeshje numëron gjashtë gola dhe tre asiste deri më tani.
Lini një Përgjigje