Sport 1 Mars 2023, 15:49

U ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Kremonezes, Prokuroria nis hetimet për Zhoze Murinjon

Shkruar nga Pamfleti

U ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Kremonezes,

Në duelin përballë Kremonezes në kampionat, një faull i shkaktuar ndaj Marash Kumbullës bëri që Murinjo të reagonte ashpër dhe për këtë gjë u ndëshkua me karton të kuq.

Pas këtij vendimi portugezi u shpreh për mediat: “Unë nuk jam i çmendur. Nëse unë bëra atë reagim do të thotë që diçka ndodhi. Ne duhet të kuptojmë që unë mund të bëj diçka nga pikëpamja ime legale”.

Menjëherë pas kësaj deklarate, prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit vendosi të ngrinte hetimet për kartonin e kuq.

Duke parë deklaratën e Zhoze Murinjos për mediat, Zyra e Prokurorisë së Federatës ka hapur një investigim për episodin që solli ndëshkimin për trajnerin e Romës gjatë ndeshjes me Kremonezen”, ishte përgjigja e prokurorisë.

zhoze murinjo trajneri i romës