TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Qershor 2026, 20:31

U prezantua si futbollisti i ri i Fenerbahçes, detaji unik që bie në sy te Vedat Muriqi

Shkruar nga Pamfleti
U prezantua si futbollisti i ri i Fenerbahçes, detaji unik që bie
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është prezantuar zyrtarisht si futbollist i ri i Fenerbahçes. Sulmuesi kosovar i dha fund aventurës së tij te Majorka dhe këtë të premte firmosi kontratën me gjigantin e futbollit turk.

Pak minuta pas zyrtarizimit të marrëveshjes, klubi publikoi edhe pamjet e para të Muriqit me fanellën verdheblu, duke konfirmuar rikthimin e tij në një ambient ku ka lënë gjurmë gjatë periudhës së mëparshme.

Fenerbahçe shpërndau gjithashtu një video prezantuese, të shoqëruar me mesazhin: “Disa lidhje nuk mund të rindërtohen, sepse nuk janë shkëputur kurrë.”

Ky mesazh shihet si një tregues i marrëdhënies së veçantë që Muriqi ka ruajtur me klubin dhe tifozët e Fenerbahçes, pavarësisht viteve të kaluara larg Stambollit.

Klubi turk synon të rikthehet në krye të futbollit vendas dhe e konsideron sulmuesin dardan një nga përforcimet kryesore për sezonin e ardhshëm. Për të siguruar shërbimet e tij, Fenerbahçe ka paguar 15 milionë euro, duke realizuar një nga lëvizjet më të rëndësishme të merkatos së verës.

vedat muriqi sulmuesi shqiptar fenerbahçe

Lini një Përgjigje