TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Nëntor 2023, 20:58

“U tërbova kur e kërkoi Interi”, Maldini zbulon prapaskenën e bujshme: Për 10 ditë u përpoqa të sillja Mesin te Milani

Shkruar nga Pamfleti

“U tërbova kur e kërkoi Interi”, Maldini zbulon

Paolo Maldini provoi një goditje të madhe gjatë kohës që mbante postin e drejtorit teknik të Milanit. Legjenda e kuqezinjve qendroi si drejtues i klubit të zemrës deri në ditët e para të qershorit.

Shkarkimi i tij zemëroi popullin milanist, ndërkohë që ish-kapiteni ka zbuluar një detaj interesant merkatoje që lidhet me Leo Mesin, kampionin e Botës me Argjentinën dhe fitues i tetë Topave të Artë.

Për 10 ditë ne u përpoqëm të sillnim Mesin në Milano, por më pas e kuptuam se ishte e pamundur. Tani është tepër vonë, por një lojtar si Mesi është një spektakël për cilindo që mund ta dëshmojë. Kur lexova se ai mund të shkonte edhe tek Interi , u tremba”, rrëfen Maldini. 

55-vjeçari luajti gjatë gjithë karrierës me Milanin, skuadër me të cilën fitoi gjithçka si futbollist. Më pas aventura si drejtues, sërish me kuqezinjtë e tij.

Maldini zhvilloi një punë fantastike, duke rregulluar bilancet e klubit dhe duke i siguruar skuadrës përforcime shumë të mira me kosto të vogël.

Nën menaxhimin e tij, Milani u rikthye të fitonte titullin kampion në vitin 2022 pas 11-vitesh, ndërkohë që sezonin e fundit skuadra e Stefano Piolit mbërriti në gjysmëfinalet e Champions League.

paolo maldini ish-drejtori sportiv i milanit

Lini një Përgjigje