TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Nëntor 2023, 17:46

Të fundit për të “rrëmbyer” trofeun e Europianit, ja çfarë thonë kompanitë e basteve për triumfin e Shqipërisë në Gjermani

Shkruar nga Pamfleti

Të fundit për të “rrëmbyer” trofeun e

Probabiliteti që Shqipëria të fitojë Europianin është pothuajse zero. Ëndrrat janë falas, gjithçka është e mundur, por sipas kompanive të basteve, kuqezinjtë janë të fundit sa i takon mundësive për të “rrëmbyer” trofeun e “EURO 2024” që do të luhet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Nëse vendosni të harxhoni 1 euro nga xhepi juaj dhe luani suksesin e Shqipërisë në Europian, ju do të fitoni plot 400 euro. Një koeficient tepër i lart, që tregon se shanset janë tejet të  vogla.

Sa i takon ekipit më të kuotuar, më favoritët janë Franca dhe Anglia, me koeficientin 5. Një arritje te trofeu e vendit organizohet, pra Gjermania, vlerësohet  me koeficientin 5.

Me interes të madh pritet të shihet shorti i datës 2 dhjetor, ku përfaqësuesja jonë do të mësojë kundërshtarët, me të cilët do përballet në Gjermani.

kombëtarja shqiptare fitimi i europian

Lini një Përgjigje