TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Qershor 2025, 10:12

UEFA zbulon arbitrat, kush do të vendosë drejtësi në superndeshjen Shqipëri-Serbi

Shkruar nga Pamfleti

UEFA zbulon arbitrat, kush do të vendosë drejtësi në

Shqipëria do të presë Serbinë më 7 qershor në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

UEFA ka publikuar pak minuta më parë arbitrat që do të vendosin drejtësi në këtë duel kaq të rëndësishëm.

Kryesori do të jetë Davide Masa, ndërsa ndihmësit e tij Filippo Meli dhe Ciro Karbone. Asisteni i katërt është përzgjedhur Fabio Mareska, në VAR është Aleandro Di Paolo dhe Daniele Doveri do të jetë në VAR.

Rikujtojmë që kjo është ndeshja e tretë për Kombëtaren kuqezi, ku në Angli u mposht por fitoi me Andorrën. Ndërsa Serbia do të debutojë pikërisht të shtunën në këto kualifikuese.

UEFA zbulon arbitrat, kush do të vendosë drejtësi në

Lini një Përgjigje