
Mundësi shqiptar Çermen Valiev ka shkëlqyer në Kampionatin Botëror të Mundjes, të zhvilluar në Kroaci, duke fituar medaljen e argjendtë. 27-vjeçari u ndal vetëm në finale nga japonezi Takashai, i cili triumfoi me rezultatin 8-2.
Pavarësisht humbjes në finale, medalja e argjendtë shënon një arritje historike për Shqipërinë në një kompeticion të nivelit të lartë. Rrugëtimi i Valiev drejt finales ishte mbresëlënës.
Ai nisi me një fitore bindëse 12-2 ndaj mongolit Erdenabat. Më pas, mundësi shqiptar eliminoi belgun Ibragim Veliev. Në çerekfinale, Valiev triumfoi ndaj amerikanit Devid Aron me rezultatin e ngushtë 7-5.
Në gjysmëfinale, ai mposhti rusin Sidakov me shifrat 6-4, duke treguar aftësi dhe vendosmëri. Kjo medalje vjen si një tjetër konfirmim i talentit të Valiev, i cili më herët i siguroi Shqipërisë medaljen e parë Olimpike në histori. Arritja e tij në Botëror forcon pozitat e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare të mundjes.
Lini një Përgjigje