
Java e tretë e Serie A 2025-26 u mbyll me rezultat pozitiv për, Milanin që festoi një fitore minimale në San Siro, ndërsa Roma dhe Lazio pësuan humbje të papritura.
Në San Siro, AC Milan siguroi një fitore 1-0 kundër Bologna-s, falë një goli spektakolar nga Luka Modriç, i cili festoi ditëlindjen e tij të 40-të vetëm pak ditë më parë. Mesfushori kroat, i transferuar këtë verë, shënoi golin e tij të parë me fanellën kuqezi në minutën e 61-të, pas një goditjeje të saktë nga jashtë zone, duke i dhënë Milan-it tre pikë të çmuara.
Rossonerët, të drejtuar nga trajneri Massimiliano Allegri, patën mundësi të tjera për të shënuar, me Santiago Gimenez që goditi shtyllën dhe një gol të anuluar të Bologna-s për pozicion jashtë loje. Kjo fitore e ngjit Milan-in në vendin e 8-të me 6 pikë, duke treguar shenja përmirësimi pas një fillimi të luhatshëm të sezonit.
Në kryeqytetin italian, Roma pësoi disfatën e saj të parë të sezonit, duke humbur 0-1 në Stadio Olimpico kundër Torinos. Golin e vetëm e shënoi Giovanni Simeone, i cili me një goditje magjike siguroi fitoren e parë të sezonit për Torinon, pas vetëm një pike të grumbulluar në dy ndeshjet e para. Skuadra e Gian Piero Gasperini-t u tregua e pafuqishme për të reaguar, duke rrezikuar edhe një gol të dytë.
Ndërkohë, Lazio u befasua nga Sassuolo, skuadra e vendit të fundit, duke humbur 1-0 në transfertë. Kjo disfatë lë Lazion me vetëm 3 pikë në tre ndeshjet e para, një fillim zhgënjyes për skuadrën e Maurizio Sarri-t, e cila po lufton për të gjetur ritmin e duhur.
Atalanta e Gjimshit shkatërroi Leccen me rezultatin 4-1 në Gewiss Stadium, duke regjistruar fitoren e saj të parë të sezonit nën drejtimin e trajnerit Ivan Juric. Kjo goleadë forcon pozitat e bergamaskëve, të cilët treguan forcë sulmuese dhe organizim të lartë.
Udinese, nga ana tjetër, vazhdoi formën e saj të mirë, duke mundur Pisan në transfertë me rezultatin 0-1. Kjo fitore, e dyta radhazi në transfertë pas triumfit ndaj Interit në San Siro, konfirmon statusin e Udinese-s si një nga surprizat e këtij fillim-sezoni.
Lini një Përgjigje